Kamerat e sigurisë në zonën e ish-Kënetës kanë regjistruar mi\omentin kur ndodhi aksidenti i rëndë mesditën e sotme në Durrës.

Makina e drejtuar nga Nikoll Radaçi, 57 vjeç banor i zonës, është ngjitur në trotuar ku ndodhen 3 djemtë duke luajtur me top dhe ka marrë zvarrë dy prej tyre duke i lënë të vdekur në vend, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Banorët thonë se Radaçi ishte njeri problematik dhe lëvizte në lagje me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas informacioneve të banorëve, 2 prej fëmijëve ishin vëllezër, ku njëri ka ndërruar jetë në vend bashkë me kushëririn dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Të tre fëmijët ishin me origjinë nga Berati.

Shoferi Nikoll Radaçi