Edicioni i 21-të i Kampionatit Mbarëkombëtar të Futbollit U-15 i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës startoi sot mes një atmosfere festive.
6 ekipe futbolli U-15 nga trevat shqipfolëse u mblodhën në qytetin bregdetar për të qenë pjesë e këtij eventi sportiv dedikuar jo vetëm futbollit, por edhe forcimit të lidhjeve ndërkulturore mes të rinjve shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve amë.
I nisur në vitin 2003, eventi regjistron edicionin e tij të 21-të. Krahas 6 ekipeve pjesëmarrëse, synimi për vitin e ardhshëm është përfshirja në kampionat edhe të 2 ekipeve të reja.
Ndeshja e parë që hapi siparin e turneut ishte ajo mes ekipeve U-15 të Durrësit dhe Pejës. Pikërisht këto dy ekipe kanë edhe numrin më të madh të trofeve të fituara 5 dhe 8 respektivisht.
Për djemtë e detit ndeshja nisi që në minutën e parë me gol, ndërsa në përfundim ata mundën ekipin nga Peja me rezultatin 2-1. Finalja e turneut mbahet të shtuën, nga ku do të dalë edhe ekipi fitues.
M.B.





