Momente paniku janë regjistruar paraditen e sotme në Durrës, pasi një autobus i linjës Durrës–Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Spitallë është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë gjatë lëvizjes së autobusit, ndërsa pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit kanë mundur të dalin në kohë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autobusi ka pësuar dëme materiale.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet në vijim..