Një gropë e hapur në asfalt është kthyer në shqetësimin kryesor të banorëve të lagjes nr.17 në Durrës.

Gropa me përmasa të konsiderueshme është krijuar në aksin “Principata e Arbrit” dhe sipas banorëve ka rreth një muaj që është në këtë gjendje dhe nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e saj duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve dhe banorëve të zonës, si dhe drejtuesve të mjeteve.

“Përshëndetje, po ju dërgoj këtë video të filmuar te lagjja 17 ish këneta Durrës rruga Principata e Arbërit.

Ka 1 muaj puseta e hapur, përveç erës së keqe që nuk diskutohet jemi në hall të madh pasi rrezikon dëmtime fizike të fëmijëve që luajn në rrugë.

Sigurisht shumë e rrezikëshme edhe për automjetet që qarkullojnë. Bashkia nuk e vë ujin në zjarrë edhe pas shumë ankesave. Do ju isha mirënjohës nëse e publikoni pasi është shumë e rrezikëshme për komunitetin dhe mund të evitohet ndonjë fatkeqësi. Faleminderit!”,- shkruan qytetari që na ka dërguar videot.