Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Durrës ishin në rend dite 13 pika, të cilat u miratuan të gjitha me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Projekt vendimet të cilat morën votën kundër të anëtarëve opozitarë të Këshillit ishin 4.5 dhe 11, të cilat lidheshin me buxhetin e vitit të kaluar, fondet e mbetura pa u lëvruar dhe përdorimin e tyre për këtë vit në zëra të veçantë.

Duke u nisur nga fakti se nga buxheti i vitit 2025 nuk janë përdorur 32 milionë euro, kreu i grupit të këshilltarëve demokratë, Ardian Muka, akuzoi bashkinë për mosefiçensë të stafit dhe keqorganizim dhe deklaroi gjithashtu votën kundër të këshilltarëve opozitarë për këto pika.

Në reagimin e saj, pasi i ftoi këshilltarët e opozitës të mos i votonin kundër, kryebashkiakja Emiriana Sako shpjegoi se këto fonde të trashëguara nga një vit më parë do të përdoren në disa ndërhyrje, që bashkia po realizon në terren për të evituar përmbytjen e lagjeve të qytetit në të ardhmen. sinkron

Pikat e tjera të rendit të ditës u miratuan në unanimitet nga të gjithë këshilltarët e pranishëm në mbledhje.  

M.B.