Të dielën e 21 qershorit, rruga e Kallmit tërësisht e bllokuar. Varg automjetesh nga të dy anët e rrugës nën temperaturat përvëluese.

Policia kalon vetëm për të vënë gjobat, ndërsa mungesa e një karrotreci në dispozicion të Policisë Bashkiake e bën situatën tërësisht të patolerueshme.

Parkimi i automjeteve në të dyja anët e rrugës, në kundërvajtje, e bën përshkimin e kësaj rruge thuajse të pamundur për të mbërritur në destinacion.

Qytetarët që i drejtohen plazheve të kësaj zone janë të detyruar të qëndrojnë për minuta e minuta të tëra të bllokuar në trafik.

I vetmi postbllok policie përgjatë këtij aksi, që në fundjavë përballet me trafik të rënduar automjetesh, është vetëm në fillim të kësaj zone, pranë Currilave.

Nëse kjo ndodh në muajin qershor, po në korrik e gusht çfarë duhet të presim!!!!