Teuta vazhdon punë e saj në fazën përgatitore të sezonit të ri, në Bansko të Bullgarisë, ku skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore. Teuta luajti me skuadrën rumune të AFC Metalul Buzuau që luan në kategorinë e dytë.
Në atë që ishte ndeshja e pestë e kësaj faze përgatitore, Teuta ia doli që ta mbyllte me shifrat 1-1. Goli i vetëm i ndeshjes për durrsakët u shënua në minutat e fundit të saj, pasi ishte Zhongo ai i cili realizoi në minutën e 80 të duelit, duke i dhënë një tjetër rezultat të rëndësishëm për moralin durrsakëve, të cilët janë rindërtuar thuajse nga e para pas afrimit në pankinë të Tetovës.





