Zënia e vendparkimeve në Durrës me makina të braktisura prej muajsh dhe vitesh është një fenomen i njohur në Durrës.
Pavarësisht se Policia Bashkiake ndërmori një aksion një vit më parë për të larguar nga rrugët kryesore mjetet e braktisura, aksioni nuk dha rezultate konkrete.
I pyetur nga “DurrësLajm”, lidhur me masat konkrete që po ndërmerr Policia Bashkiake për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, kreu i kësaj policie, Flamur Gjuzi deklaroi se po hartohet një plan masash në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe parashikohet që kostoja për çdo heqje automjeti që zë një hapësire publike parkimi në kundërshtim me ligjin të rëndojë mbi kundravajtësin.
Ndërkohë në shtator, Policia Bashkiake Durrës pritet të pajiset me një karrotrec, i cili është një mjet i domosdoshëm për t’i ardhur në ndihmë policisë së qytetit.
M.B.





