Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka inspektuar nga afër punimet për sistemimin e një kuartalli në lagjen nr. 1, pranë shëtitores “Taulantia”.
Sipas saj, investimi përfshin sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha, asfaltimin, ndërtimin e trotuareve, riparimin e ndriçimit publik, gjelbërimin, krijimin e vendeve të parkimit me përparësi për banorët rezidentë, si dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore.
Qëllimi i ndërhyrjes është përmirësimi i infrastrukturës dhe cilësisë së jetesës në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.
Postimi i plotë:
Me përkushtim çdo ditë, në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
🏗️ Duke ndjekur nga afër punën për sistemimin e kuartallit në 📍 lagjen nr. 1, pranë shëtitores “Taulantia”, një ndër zonat më të frekuentuara të qytetit.
Kjo ndërhyrje përfshin sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha, asfaltimin, trotuaret, riparimin e ndriçimit publik 💡, gjelbërim 🌳, vende parkimi 🅿️ me përparësi për banorët rezidentë, si dhe vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.
Një investim që transformon imazhin e kësaj zone, rrit cilësinë e jetës për banorët dhe krijon një mjedis më mikpritës për vizitorët e shumtë. ✅





