Këngëtarja Era Istrefi ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave së fundmi me paraqitjen e saj elegante në një fotosesion të ri i cili lidhet me projektin e saj më të ri muzikor.
Artistja ka ndarë disa imazhe në rrjetet sociale duke ngjallur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.
Në fotografi dominojnë nuancat intensive të së kuqes ku paraqitja e saj moderne me kostumin skenik është vlerësuar nga fansat.
Edhe pse akoma nuk janë zbuluar shumë detaje ndjekësit e kanë cilësuar këtë fotosesion si pjesë e promovimit të një projekti të ri që shënon rikthimin e saj në skenën muzikore ndërkohë komentet pozitive nuk kanë munguar.





