Një konflikt për motive banale ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ku një person ka përfunduar në spital i dhunuar, ndërsa autori është kapur nga policia.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë brenda ambienteve të një pike postare, ku dy djem janë konfliktuar verbalisht dhe më pas sherri ka vijuar jashtë në rrugë duke degjeneruar në përdorimin e dhunës.

DurrësLajm” mëson se autori është kapur menjëherë nga forcat Shqiponja të mbërritura në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër që u dhunua është transportuar në spital.

Forca të shumta policie rrethuan vendin ku ndodhi sherri me perimetrin e sigurisë dhe ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rastit.