Vijon puna e përditshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në Durrës.
Aktualisht, ekipet janë duke punuar në zonën e Plazhit dhe Shkozetit, ku po rinovohet sinjalistika horizontale dhe vertikale, me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.
Kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila ka publikuar këto foto, thkeson se punohet çdo ditë për një qytet më të sigurt dhe me infrastrukturë më cilësore.





