Katy Perry ishte padyshim ylli i natës së parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë, ku dhuroi një performancë spektakolare për publikun kosovar me disa prej hiteve më të mëdha të karrierës së saj.

Por vëmendjen e publikut e mori edhe prania e partnerit të saj, ish-kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

Edhe pse ardhja e tij nuk ishte bërë publike, prania e tij në festival u konfirmua nga një fotografi e publikuar nga DJ Deezy, pjesë e listës së artistëve të Sunny Hill Festival, i cili ndau momentin nga ambientet e festivalit.

Katy Perry justin kosove (2)

Fotografia konfirmoi se Trudeau kishte udhëtuar drejt Kosovës për të ndjekur nga afër performancën e Katy Perry-t dhe për të qenë pranë partneres së tij në këtë natë të rëndësishme.

Katy Perry dhe Justin Trudeau janë në një lidhje prej rreth një viti. Dyshja u përfolën për herë të parë gjatë verës së vitit 2025, pasi u panë së bashku në një darkë në Montreal, ndërsa më pas e bënë publike romancën e tyre. Që prej atëherë, çifti është shfaqur në disa dalje publike dhe pushime së bashku, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Katy Perry justin kosove (1)

Por përveç performancës së saj në skenë, Katy Perry dhuroi edhe një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen e fansave. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet krah Dua Lipës, teksa të dyja kërcejnë nën ritmet e një prej këngëve të fundit të artistes amerikane.

“Duke mbyllur Eurosummer 2026 siç duhet, duke bërë ‘Watch It Burn hop’ me motrën time Dua Lipa në “Sunny Hill Festival”, ka shkruar Katy Perry krahas postimit, duke e cilësuar Dua Lipën si “motër”.