Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit. Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh., 64 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua nga vebdi i ngjarjes, por u kap në kohë shumë të shpejtë nga uniformat blu dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.





