Rumania ka filluar mbylljen e plotë të centralit të saj të vetëm bërthamor, Cernavoda, për shkak të rënies së shpejtë të nivelit të Danubit.

Ujërat e Danubit përdoren për të ftohur objektet e termocentralit bërthamor, por niveli ka rënë në një nivel historikisht të ulët, duke rezultuar në ndërprerjen e funksionimit të tij, siç njoftoi kompania kombëtare e energjisë bërthamore.

Disa javë më parë, reaktori i parë ishte mbyllur, ndërsa meqenëse niveli i Danubit arriti nivele alarmi, u vendos që të mbyllej edhe i dyti, për të shmangur mundësinë e një aksidenti.

Ditët e fundit, janë bërë përpjekje për të devijuar ujërat e Danubit duke shpërthyer shkëmbinj në shtratin e lumit, por rezultati ishte i përkohshëm.

Niveli i ujit të Danubit ka rënë për shkak të thatësirës, ​​gjë që i ka detyruar autoritetet rumune të shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe t’u kërkojnë bizneseve dhe familjeve të kufizojnë konsumin e ujit gjatë orëve të pikut të mbrëmjes gjatë gjithë gushtit.