Teuta ka mbyllur përgatitjet për startin e sezonit me miqësore të luajtur kundër Bylisit në “Niko Dovana”.
Teuta ka dalë e mposhtur, pasi Bylisi fitoi me shifrat 2-0. Ballshiotët, të cilët në sezonin e ri do të militojnë në Kategorinë e Parë, zhvilluan një paraqitje të mirë përballë durrsakëve, që përgatitet për sezonin në Superiore.
Skuadra e Edlir Tetovës nuk arriti të gjejë golin në këtë test, ndërsa Bylisi shfrytëzoi rastet e krijuara. Ualison zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, duke i dhënë avantazhin ballshiotëve përpara pushimit. Në fraksionin e dytë, Leshi shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0. Skuadra e Teutës luan të shtunën ndeshjen e saj të parë në Abissnet Superiore, ku do të përballet me Partizanin.





