Është arrestuar në Fier Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes mëngjesin e sotëm në Ksamil.
Ai u arrestua në Fier, ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kesaj të marte (18 gusht), ku i riu francez Miguel Mendes është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.
Blutë e Sarandës dyshojnë se 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga shtetasi Sokrat Vata 29 vjeç, banues në Has.





