Një i ri është paraqitur mbrëmjen e sotme në urgjencën e Spitalit të Durrësit, pasi dyshohet se është plagosur me mjet prerës, thikë.
Ngjarja është rregjistruar në zonën e plazhit në Durrës.
Burime për “Durrëslajm” bëjnë me dije se i riu është futur menjëherë në sallën e operacionit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.





