Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident që ndodhi në orët e para të ditës së sotme, në Paraná të Brazilit jugor, pas një përplasjeje ballë për ballë midis një autobusi dhe një kamioni me rimorkio.
Sipas kompanisë së menaxhimit të autostradave Via Araucária, 20 pasagjerë të autobusit vdiqën në vend, ndërsa shoferi i kamionit në fund nuk i mbijetoi plagëve të marra, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 21.





