Meghan Markle thuhet se është në bisedime për një rol në serialin e Netflix-it, “The Gentlemen”. Bisedimet janë ende në fazat e para, por ky do të ishte roli i parë i Meghan në aktrim që nga martesa e saj me Princ Harry.
Rikthimi i saj në aktrim vjen pas raportimeve të fundit nga mediat britanike se Duka dhe Dukesha e Sussex do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj me fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.
Çifti raportohet se do të jetojë jashtë Londrës në një rezidencë jo-mbretërore dhe tashmë i kanë regjistruar fëmijët e tyre në shkolla britanike.

Përpara se të tërhiqej nga aktrimi, Dukesha ishte më e njohur për rolin e saj si Rachel Zane në dramën ligjore amerikane Suits. Ajo u shfaq gjithashtu në filma, përfshirë Horrible Bosses dhe A Lot Like Love.





