Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm te lagjja nr.18. Viktima me mbiemër Gjika u gjet nga familjarët në pallatin ku jetonte, por disa kate më lart apartamentit të tij, në një tjetër apartament të pabanuar, mëson “DurrësLajm” nga burime pranë vendngjarjes.
Nga të njëjtat burime mësohet se 42-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen që prej 24 orësh.
Policia ka shkuar në vendngjarje , ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.





