Është identifikuar edhe viktima tjetër që humbi jetën si pasojë e aksidentit me motor në Golem.

Policia informon se bëhet fjalë për shtetasin O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 00:20 në Golem, ku një motomjet është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, dhe pasagjeri O.T.