Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e Bledar Çunit, 35-vjeçari i shpallur në kërkim për “Vrasje të mbetur në tentativë” ndaj Fabion Kuçit, që njihet si personazh i njohur i Tik-Tok-ut me emrin “Guçi”.
Arrestimi i Bledar Çunit u bë në Berat ku kishte shkuar në një gëzim familjar. Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
35-vjeçari Çuni rezultonte i shpallur në kërkim për ngjarjen kriminale të regjistruar në muajin dhjetor 2025, pasi në qytetin e Durrësit, së bashku me disa persona të tjerë si Fabjan Brahja dhe L.B., kanë goditur dhe plagosur me armë zjarri të riun Fabion Kuçin.
Njoftimi i policisë:
Kapet në Berat një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:
B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.
35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
LAJM I LIDHUR:





