Një mortajë është konstatuar pranë kanalit të ujërave të larta në Vlorë, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të Policisë.
Sipas informacioneve paraprake, objekti është nxjerrë në sipërfaqe gjatë punimeve për pastrimin e shtratit të kanalit.
Pas konstatimit të mortajës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë marrë masat për sigurimin e zonës.
Pritet ndërhyrja e strukturave përgjegjëse për ekspertimin dhe neutralizimin e objektit, ndërsa vijojnë veprimet për të përcaktuar rrethanat e gjetjes së tij.





