Teuta ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale. Durrsakët kërkojnë mbështetjen e tifozëve për sfidën e 30 gushtit me Tiranën në stadiumin “Niko Dovana”.

NJOFTIMI I TEUTËS:

Shpërndaje që ta marrin vesh të gjithë! 💙🤍

Të dielën, në 21:00, Durrësi ndizet!

Luajmë në shtëpi ndaj Tiranës, dhe tribuna duhet të jetë E MBUSHUR PLOT! Çdo durrsak, çdo brohoritje, çdo duartrokitje ka rëndësi kjo është ndeshja ku tregojmë se qyteti është një me ekipin! 🔥

💙 Djemtë tanë kanë nevojë për ne!

🤝 Merre një shok, një familjar, një mik dhe ejani në stadium! Të bëjmë atmosferë, të japim zemër, të shtyjmë ekipin drejt një tjetër fitoreje!

Mos mungo!