Kapaku i dëmtuar i një pusete në trotuarin e bulevardit “Epidam” në Durrës është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës dhe kalimtarët e shumtë.
Paraditen e sotme aty ka mbirë edhe një tabelë ironike ku shkruhet: “Bashkia Durrës faleminderit!”
Për të evituar lëndimin e qytetarëve, që mund të binin në pusetë ajo është mbyllur provizorisht me një llamarinë, ndërsa mbi të shfaqet kjo tabelë e improvizuar.





