Ndërsa nisja e vitit të ri shkollor në ciklin parauniversitar do edhe pak ditë, përgatitjet për të kanë nisur tashmë.

Bashkia Durrës nisi që në muajin gusht riparimin, lyerjen dhe dezinfektimin e institucioneve arsimore publike si dhe vendosjen e sinjalistikës përkatëse pranë hyrjes së shkollave, proces që vijon ende.

Viti i ri shkollor nis këtë vit me një risi, që është programi “Pas shkolle”, që do të aplikohet në një sërë institucionesh arsimore në bashkinë Durrës.

Zyra Arsimore Vendore ka publikuar listën e shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe të bashkuara të përfshira në program.

“Pas mësimit, një hapësirë për të mësuar, për të zhvilluar talentet dhe për të kaluar kohën në mënyrë krijuese.
Detyra shkollore • Lexim •  Art & kreativitet •  Muzikë & kulturë

Programi zhvillohet në shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe të bashkuara të përfshira në program.
Në shkollat e përfshira në program, nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen në aktivitete të ndryshme, të forcojnë aftësitë e tyre dhe të zhvillojnë interesat e pasionet”,-
shkruan ZVA Durrës në një postim në rrjete sociale.

Në listë vihet re se ka një shpërndarje të shkollave jo vetëm në qytet, por edhe në njësitë administrative si Rrashbull, Sukth etj.

Lista e shkollave që përfshihen në programin “Pas shkolle”: