Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Nisem për në SHBA po me atë bindje si në mars të 1991-shit se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Prania juaj këtu dëshmon se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Në rrafshin tim unë shkoj dhe takoj miqtë e tij u them “Unë erdha”.

I pyetur nëse do të takojë Donald Trump, Berisha duke qeshur tha: Jo nuk do ta takoj.