Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “arrestoni Ramën”, qytetarët po vijojnë marshimin në protestën e 97 kundër qeverisë.
Më herët u liruan edhe 14 protestuesit të cilët u arrestuan pas tensioneve te Kryeministria. Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik.





