Situata në Levan, mbetet kritike për shkak të përhapjes masive të flakëve. Si pasojë e flakëve dhe tymit, tre persona janë paraqitur me shenja asfiksie. Në terren janë angazhuar mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan, si dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier.
Ndërkohë zjarrfikësit, po vijojnë “luftën” për izolimin e flakëve.





