Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit.
Një i ri, rreth 25 vjeç, ëhstë plagosur me thikë, në rrethana ende të pazbardhura dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, “DurrësLajm” mëson se i riu është plagosur me thikë në këmbë.
Pak minuta pas ngjarjes është shoqëruar në polici autori i plagosjes.
Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurit dhe autorit të krimit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes dy të rinjve, ndërsa pritet të dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.





