Justin dhe Hailey Bieber kanë shënuar përvjetorin e tetë të marrëdhënies së tyre, ndërkohë që për këtë ditë kanë ndarë një seri postimesh në rrjetet sociale. Justin dhe Hailey njiheshin me njëri-tjetrin për vite me radhë përpara se të bëheshin çift, ndërkohë që lidhja e tyre filloi të përflitet që prej vitit 2014.
Në vitin 2018 ata shpallën fejesën e tyre ndërsa në maj të vitit 2024 ata njoftuan më postimet për ndjekësit se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Këngëtari 32-vjeçar për 8-vjetorin e raportit me modelen ndau momente nën një atmosferë të qetë duke luajtur bilardo ndërsa modelja me reagimin kundrejt bashkëshortit të saj shoqëroi fotografitë me një shkrim për dashurinë dhe marrëdhënien e tyre 8-vjecare.
“Tetë vjet deri në pafundësi. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin”, shkroi Bieber përkrah postimit.





