I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar vështirësitë me të cilat është përballur stafi që ndodhej pas numrit 127 në pikun e pandemisë së koronavirusit.
“13- 14 – 15 mars arritëm në 12 mijë thirrje nga të cilat reale mund të ishin 7-8 mijë. Njerëzit merrnin në telefon, prisnin disa sekonda dhe e rimerrnin. Para se të shpërthente epidemia kishim mbi 1 mijë thirrje. Rritëm kapacitenin deri në 15 mijë thirrje. Veç frikës dhe ankthit ishte dhe ana tjetër. Kushdo që vinte që e ka temperaturën 37.5 pretendon si ai që duhet se s’bën të intubohet sepse rrezikon vdekjen. Por ju nuk e kuptoni, gjithashtu është dhe presioni i dyanshëm dhe i familjarëve. Nga 12 mijë thirrje 5 mijë ishin kërcënime sepse njerëzit nuk ishin të sëmurë por donin tamponin të dinin nëse e kishin kaluar apo jo. Njerëzit kishin marrë vesh që në pallatin e tyre ishte një i infektuar dhe thonin hajdeni merreni se do ta zhdukim, ose do ju zhdukim të gjithëve. Ku do ta çonim ne. Nuk hyn nga tarraca në tarracë infeksioni. Presioni ishte i përditshëm, dy muaj e ca.”, tha ai.





