Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë mbledhjen e radhës ditën e premte, data 29.05.2020, ora 14:00.
Këshilli edhe këtë radhë do të zhvillojë mbledhjen nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.
Në rend dite janë këto 8 projektvendime për t’u diskutuar e miratuar:
1.“Për miratimin e familjeve përfituese te ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e Bashkisë, për muajin maj 2020”
2.“Për miratimin e dhënies me qira të ambjentit, me Vendndodhje në katin zero të ish repartit të urt-së, me Nr. Pasurie 2/423, zk 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 602 M2 (nga kjo sip. Ndërtimi 578 m2 dhe sip. Funksionale 24 m2 ), Pronë e bashkisë Durrës, për një afat 10 (dhjetë) vjet, nëpërmjet proçedurës së konkurrimit”
3.“Për miratimin e dhënies me qira të ambjentit, me Vendndodhje në katin zero të ish repartit të urt-së, me Nr. Pasurie 2/423, zk 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 251M2 (nga kjo sip. Ndërtimi 201 m2 dhe sip. Funksionale 50 m2), Pronë e bashkisë Durrës, për një afat 5 (pesë) vjet, nëpërmjet proҫedurës së konkurrimit”
4.“Për miratimin për dhënien me qira të terrenit sportiv, Që përfaqëson dy fusha tenisi me sipërfaqe 1420 m2 ; të Ambjentit godinë 1 kt me sip.32.4 m2 dhe të sip.124.6m2 , që Përshin shkallët betonarme dhe ndërtime të rrjetit të Infrastrukturës (kanalizime dhe sip. Të gjelbëruara), që janë në funksion të terrenit sportiv, me vendndodhje në territorin e gjimnazit “leonik tomeo” Pronë e bashkisë Durrës, për një afat 5 (pesë) vjet, nëpërmjet proҫedurës së konkurrimit”.
5.“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e këshillit Bashkiak nr. 468 datë 23.12.2017 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit”, i ndryshuar”
6.“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.625, datë 27.09.2019 “për zgjedhjen e komisioneve të përhershëm të këshillit bashkiak Durrës”.
7.“Diskutim për rezolutën “mbi marrjen e masave të veçanta për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë të shkaktuar nga covid-19, pёr parandalimin e dhunёs me bazё gjinore”.
8.“Për miratimin e masës së grantit të rikonstruksionit ose riparimit për nivelin e dëmit Ds1, Ds2 dhe Ds3, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 në qytetin e Durrësit”.





