Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në një përgjigje për Klankosova, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara e respektojnë aktgjykimin e sotëm.
DASH u bën thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike.
“Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në përgjigjen.





