Presidenti i Barcelonës, Laporta, dëshiron që “Camp Nou” të presë finalen e Botërorit 2030. Dhe pse deri tani ishte diskutuar mes Madridit dhe Kasablankës, mund të vijë kthesa e radhës.

“Finalja nuk duhet të luhet as në Kasablanka dhe as në Madrid, por në Spotify Camp Nou. Në fund të fundit, Kasablanka dhe Madridi janë e njëjta gjë”, u shpreh fillimisht Laporta.

Më pas shtoi: “Santiago Bernabuu priti finalen e Kupës së Botës në vitin 1982, tani është radha e Camp Nou të ri për të marrë këtë njohje ndërkombëtare”, tha presidenti i Barcelonës.