Policia Bashkiake Durrës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga, ka vijuar kontrollet në terren për parkimet e rezervuara.

Gjatë aksionit janë verifikuar autorizimet dhe sinjalistika përkatëse. Në rastet kur autorizimet kishin përfunduar, tabelat janë hequr nga hapësirat publike, ndërsa sinjalistika e papërshtatshme është zëvendësuar sipas standardeve të Bashkisë Durrës.

Postimi i plotë:

POLICIA BASHKIAKE DURRËS !KONTROLLE PËR PARKIMET E REZERVUARA DHE SINJALISTIKËN

👮‍♂️ Policia Bashkiake Durrës ne bashkepunim me Ndermarrjen Rruga ka vijuar kontrollet në terren ndaj subjekteve që disponojnë hapësira të rezervuara për parkim, me qëllim garantimin e respektimit të rregullave dhe kushteve të përcaktuara nga Bashkia Durrës.

🔎 Në kuadër të këtyre kontrolleve është verifikuar vlefshmëria e autorizimeve për parkimet e rezervuara, si dhe përputhshmëria e sinjalistikës së vendosur me kërkesat dhe udhëzimet e Bashkisë Durrës.

📋 Gjatë aksionit, në rastet kur është konstatuar se afati i autorizimit për parkimin e rezervuar kishte përfunduar, sinjalistika përkatëse është hequr menjëherë nga hapësira publike. Gjithashtu, është ndërhyrë për heqjen e sinjalistikave të papërshtatshme dhe për vendosjen e tabelave në formatin dhe standardin e përcaktuar nga Bashkia Durrës.

🏛️ Ky aksion synon garantimin e administrimit të rregullt të hapësirave publike, respektimin e kushteve të autorizimeve dhe standartizimin e sinjalistikës së parkimeve të reja