Një turist belg i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Golem.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:00, në Golem.

Viktima është shtetasi belg B. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.