Irani ka deklaruar se mund të rihapë ngushticën strategjike të Hormuzit brenda shtatë ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara ulin presionin ushtarak dhe heqin bllokadën ndaj porteve iraniane. Deklarata u bë nga një zyrtar i lartë iranian, i cili tha se Teherani është i gatshëm të rikthejë përpjekjet diplomatike me Uashingtonin.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, propozimi i Iranit i është përcjellë SHBA-së përmes ndërmjetësve më 16 shtator. Teherani kërkon që Uashingtoni të shfaqë vullnet të qartë për zgjidhje diplomatike, ndërsa delegacioni iranian në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka mandat për të diskutuar mundësinë e rifillimit të negociatave.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat kryesore të tensionit në rajon, ndërsa çdo zhvillim që lidhet me hapjen e saj ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në tregjet e energjisë





