Nesër në orën 09:30, nënkryetari i Bashkisë Durrës, Gentian Kallmi, do të zhvillojë një konferencë me gazetarët, ku do të sqarohen detajet lidhur me parkimet me pagesë në qytet.

Gjatë konferencës pritet të jepen shpjegime mbi mënyrën e funksionimit të parkimeve me pagesë në rrugët kryesore të Durrësit, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e këtij sistemi.

Çdo pikëpyetje apo paqartësi që qytetarët mund të kenë lidhur me parkimet me pagesë pritet të marrë përgjigje gjatë konferencës së nesërme.