Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi dhe zhvillimet e saj gjatë dekadës së fundit, duke pranuar se krahas rezultateve janë evidentuar edhe dobësi, dështime dhe deformime.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, kreu i qeverisë tha se pavarësisht problematikave të evidentuara, reforma ia ka vlejtur.

“Sot pas 10 vjetësh kemi parë, dëgjuar mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë që dolën nga p[përballja me realitetin.

Kemi parë edhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Përtej cdo peripecie, ja ka vlejtur barra qiranë

Një fjali e përmbledh, 10 vjet shemben kultin 100 vjeçar të pandëshkueshme risë.

10 vjet më parë ne i dorëzuam pushtetit gjyqësor shpatën e ndëshkimit që për 100 vjet ishte në dorën e politikes. Sot duam të bëjmë një hap tjetër, duam ti japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë që pushteti gjyqësor mos bëjë ligjin mbi drejtësinë, po drejtësia të jetë fuqia e barazisë së të gjithëve para ligjit”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se në vendin tonë,  peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit.

“Pas miratimit të kodit të procedurë penale dhe ndryshimeve në drejtësisë. Kjo është ndërhyrja e parë që trajton prezumimin e pafajësisë në procesin penal. Kjo do të thotë se nëse deri tani e kemi forcuar krahun e peshores ku rëndon fuqia e shtetit ndaj njeriut, në këtë paketë i japim peshën që meriton krahut ku qëndron fuqia e të drejtës së njeriut përballë shtetit.

Në Shqipëri peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit. Edhe sot po të pyesësh një model të AI secili vend mban barrën më të rëndë të paraburgimit ndër sistemet e kontinentit evropian, përgjigjja vjen e hidhur: Albania”