Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka bërë me dije përmes një postimi zhvillimin e një dëgjese publike me banorët e Katundit të Ri, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, si dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029.

Sipas Sakos, në këtë njësi janë realizuar investime në infrastrukturë, arsim dhe shërbime, ndërsa për dy vitet e ardhshme parashikohen ndër të tjera ndërtimi i shkollës së re “Bishtkamëz”, rikonstruksioni i shkollës “Jubë” dhe ndërtimi i një terreni të mbyllur sportiv.

Postimi i plotë:

Zhvilluam në Njësinë Administrative Katund i Ri dëgjesën publike me banorët dhe grupet e interesit, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027 si dhe Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029.

Këto takime janë një mundësi e rëndësishme për të dëgjuar nga afër zërin e komunitetit, për të kuptuar nevojat konkrete të çdo zone dhe për t’i kthyer ato në prioritete të planifikimit tonë. 🤝

Në Katund të Ri kemi realizuar dhe vijojmë të investojmë në infrastrukturë, përmes pastrimit të kanaleve kulluese 💧, ndërtimit të fushës së futbollit ⚽️, rikonstruksionit të 7 rrugëve dhe ndërtimit të qendrës së re shëndetësore. 🏥

Ndërkohë, në arsim 🏫 kemi ndërhyrë në 7 kopshte dhe 6 shkolla 9-vjeçare. Vëmendje e veçantë bashkia Durrës i ka kushtuar edhe mbështetjes së të rinjve, përmes Kartës së Studentit për studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe Skemës së Granteve për të Rinjtë, që krijon më shumë mundësi për angazhimin dhe zhvillimin e tyre në komunitet.

Për dy vitet e ardhshme, prioritetet tona në këtë njësi përfshijnë:

➡️ ndërtimin e shkollës së re “Bishtkamëz”, ➡️ rikonstruksionin e shkollës “Jubë”,

➡️ ndërtimin e terrenit të mbyllur sportiv në shkollën “Bajram Gashi”, si dhe investime të tjera në infrastrukturë dhe shërbime.

Gjatë dëgjesës diskutuam gjithashtu për shërbimet sociale, strehimin social, mbështetjen e familjeve në nevojë dhe zhvillimin e sektorit bujqësor.

Falënderoj banorët dhe të gjithë pjesëmarrësit për shqetësimet, nevojat dhe propozimet e tyre. Sugjerimet e mbledhura do të dokumentohen dhe shqyrtohen gjatë hartimit të buxhetit 2027 dhe PBA-së 2027–2029.