Vijon aksioni për largimin e mjeteve të braktisura nga hapësirat publike në Durrës, me fokus rrugët kryesore të zonave A dhe B të qytetit.

Gjatë kontrolleve, Policia Bashkiake ka evidentuar 15 automjete me targa, për të cilat nuk rezultojnë të sakta të dhënat e adresave të pronësisë. Për mjetet është bërë njoftimi publik, ndërsa pronarët kanë mundësinë t’i largojnë vullnetarisht.

Në rast se automjetet nuk largohen, ato do të hiqen me karrotrec, ndërsa pronarët do të përballen me gjobë, kostot e transportit dhe tarifat për qëndrimin e mjetit në pikën e bllokimit.

Njoftimi i plotë:

Vijon aksioni për identifikimin dhe lirimin e hapësirave publike nga mjetet e braktisura

Policia Bashkiake vazhdon aksionin për identifikimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna nga automjetet e braktisura.

Njoftimi ka sensibilizuar qytetarët dhe, në disa raste, pronarët kanë reaguar në mënyrë vullnetare, duke larguar automjetet e tyre nga hapësirat publike.

Në vijim të këtij procesi, shërbimet e Policisë Bashkiake kanë zhvilluar aksionin e radhës, të përqendruar në rruget kryesore te zonës A dhe B të qytetit ,me qëllim identifikimin dhe lirimin e hapësirave të zëna nga mjetet e braktisura.

Në këtë zonë janë identifikuar gjithsej 📌15 mjete me targa,per te cilat nuk jane te sakta te dhenat e adresave te pronesise se tyre, ndaj per kete arsye është bërë njoftimi publik pranë Drejtorisë së Policisë Bashkiake, Bashkisë Durrës dhe Prefekturës Durrës;

Aksionet do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, në funksion të sistemimit të hapësirave publike dhe përmirësimit të mjedisit urban.

🤝 Bashkëpunimi nis me ndërgjegjësimin. I bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjshmëri dhe të kontribuojnë në lirimin e hapësirave publike nga mjetet e braktisura.

Në rast se mjetet nuk largohen në mënyrë vullnetare, shërbimet e Policisë Bashkiake do të vijojnë me largimin e detyruar me karrotrec.

Në këto raste, për pronarin e mjetit do të aplikohen detyrimet për transportin me karrotrec, masa administrative me gjobë, si dhe tarifat për çdo ditë qëndrimi të mjetit në pikën e bllokimit.

📍Bashkëpunimi qytetar është mënyra më e mirë për të shmangur këto masa dhe për t’i kthyer hapësirat publike në shërbim të të gjithëve.