Për 2,182 diplomantë të UAMD-së, në dy ciklet e sturimit Bachelor dhe Master, mbrëmja e së mërkurës mund të mbetet në memorien e tyre si një nga netët më të rëndësishme të jetës së tyre.

Mes duartrokitjeve, emocioneve, gëzimit që dukej në sytë e të gjithëve, por edhe të vogëlushëve që shoqëronin shumë prej prindërve të tyre ceremonia e diplomimit 2026 u shndërrua në një festë të dijes.

Pas vite studimesh, ëndrrat e tyre të arsimimit përmbushen me sukses me diplomën e shkollës së lartë. sirnkon

Në vitin e 21-të të themelimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” për herë të parë shpërndan diploma masteri shkencor për tre studentë të huaj nga Mali i Zi, si dhe diploma të dyfishta për 4 studentë të UAMD-së.

“Më vjen mirë që pas 21 vitesh, UAMD ka ardhur gjithnjë në rritje, si përsa i përket numrit të regjistrimeve të reja, ashtu edhe numrit të studentëve të diplomuar. Risi për këtë vit është se për herë të parë diplomohen 3 studentë nga Mali i Zi, në Master Shkencor Navigacion. Risi ëhstë gjithashtu se për herë të parë diplomohen 4 studentë të UAMD me diplomë duale edhe nga një universitet në Portugali“,- thotë rektori Shkëlqim Fortuzi për “DurrësLajm”.

“Dy vite kaluan shumë shpejt dhe sot provojmë emocione të shumta. Ndihem i privilegjuar që pata mundësinë të studioj këtu, të njihesha nga afër me stafin akademik dhe të diplomohem këtu.

“Ndihem shumë mirë që po diplomohem këtu dhe tani do kthehem në Malin e zi për të ushtruar profesionin”,- thonë dy studentët nga Mali i Zi që u diplomuan në Master Shkencor.

E ndërsa një vit akademik u mbyll me sukses, një tjetër pritet të nisë shumë shpejt, më datë 5 tetor.

UAMD i ka ndezur motorët, ndërsa regjistrimet e raundit të dytë janë drejt përfundimit.

Nisja e vitit të ri akademik 2026–2027, rikthen mijëra studentë në auditore, ndërsa shumë të tjerë do të bëhen për herë të parë pjesë e botës akademike.

M.B.