Zgjatet 25% jeta e kafshëve duke aktivizuar një enzimë. Kjo e fundit ka bërë që qelizat të hyjnë në një modalitet të kursimit të energjisë, duke zgjatur jetën.

Ky studim është rezultat i punës së Laboratorit Medical Center të Cambridge, Imperial College të Londrës dhe Universitetit të Këln në Gjermani.

Efektet anti plakje janë arritur tek disa organizma, që janë ndër më të studiuarit nga gjenetistët dhe hapi tjetër do të jetë të vërtetohet efikasisteti i mekanizmit tek kaviet në laborator e tek njeriu.

Autorët shpjegojnë se objektivi parimisht nuk është zgjatja e jetës, por plakja në shëndet të mirë e sa më të plotë, dhe ndaj të gjitha kërkimet po shtrihen në këtë drejtim.

Enzima quhet “Ampk” dhe luan rol kyç në regullimin e metabolizmit, monitoron në brendësi qelizat. Kur rezervat energjitike në qelizë bien, “Ampk” çaktivizon proceset  që kërkojnë dhe kanë nevojë për çlirim të lartë energjitik, dhe aktivizon ndërkohë ato që e prodhojnë. Aktivizimi i kësaj enzime është arritur nëpërmjet një përbërje farmaceutike eksperimentale  me siglën 991.

Është mjaft e rëndësishme që deri tani ka funskionuar mire në specie të ndryshme gjallesash, dhe shpresohet të përftohet i njëjti rezultat edhe tek gjitarët e tek njeriu.

Studimi është publikuar në revistën shkencore Aging Cell.