Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë, 4 janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik.
Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.
Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit.
Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.
COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)
- Testime totale 14659
- Testime molekulare 13333
- Testime serologjike 1326
- Raste pozitive 1004
- Raste të shëruara 795
- Raste Aktive 177
- Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
- Tiranë 59
- Durrës 53
- Krujë 27
- Shkodër 12
- Berat 10
- Kamëz 9
- Fier 4
- Elbasan 1
- Mirditë 1
- Korçë 1





