Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka uruar besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Fiter Bajramit:

“Uroj besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit. Sa më shumë paqe, harmoni, lumturi e dashuri sjelltë kjo festë në familjet tuaja. Këtë vit muaji i shenjtë i Ramazanit na gjeti ndryshe, mes veshtirësish që krijoi kjo kohë pandemie, por që na bëri më solidarë ndaj njëri tjetrit. Fiter Bajrami është festa e sakrificës, humanizmit si dhe harmonisë, ndaj qoftë kjo një ditë shprese, gëzimi dhe solidariteti me njerëzit më në nevojë, por edhe një ditë e shpalosjes së vlerave më të larta njerezore.”– shkruhet nw urimin e publikuar nw rrjete sociale.