Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia e reshjeve në zonat e thalla malore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 29ºC.
Era do të fryejë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.





