Në ditën e Fitër Bajramit nuk ka munguar dhe urimi i kryetarit të Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.
Teksa poston në Facebook një video së bashku me fëmijët e tij, ai uron të gjithë besimtarët muslimanë Gëzuar Bajramin.
Postimi i plotë:
Të nderuar vëllezër e motra muslimanë!
Pas një muaji sakrifice, devotshmërie dhe agjërimi, BAJRAMI vjen si një ditë feste dhe reflektimi ndaj së mirës dhe lutjes për shëndet e begati.
GËZUAR BAJRAMIN të gjithë besimtarëve muslimanë.
Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Sakrifica e agjërimit për mua dhe për gjithë familjen time shkoftë në të mirë të qytetit të Shijakut, në këtë vit deçiziv për Rindërtimin e tij dhe lajmi më i mirë në këtë ditë të madhe vjen për rindërtimin e xhamise se re të qytetit tonë.
Nga familja jonë, për familjet tuaja ju urojmë që Zoti ju dhëntë mbarësi dhe mirësi të gjithëve.
Faleminderit!





