Kryeministri Edi Rama pati një debat me deputetin e opozitës parlamentare, Myslm Murrizi.
“Përse hidhesh përpjetë?”, e pyeti ai Murrizin nga foltorja e parlamentit.
“Dënglat e tua janë dëngla. Unë fola për dënglat e atyre që në përgjithësi hanë e pinë, e ju qajnë hallin atyre që janë në nevojë e përbuzin edhe tallin si ato rrëfimet e Eqerem bej Vlorës në emër të të varfërve dhe atyre që po vuajnë.
Ato që lexojmë në portale dhe ato që i shihni këtu nuk kanë lidhje me realitetin”, tha Rama.
Ai u përgjigj edhe kritikave për ndihmat. “Më thoni kush është ajo qeveri që çon qese. Qeveria italiane çon tollona në këto kushte.”





